Qeveritarët ndezin shpresën edhe për rastet tjera! Për “Besa Transin”, djegien e Spitali Modular dhe aksidentin në Llaskarcë
Për zv/kryeministrin Izet Mexhiti, Koçani është ndërgjegjja që thërret për veprim për të gjitha rastet e ngjashme si ‘Besa Transi’, Spitali modular e Llaskarca që nuk kanë marrë epilog dhe për të cilat qytetarët ende presin drejtësi për jetë të humbura. “Teksa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për t’ua dhënë lamtumirën atyre që u […] The post Qeveritarët ndezin shpresën edhe për rastet tjera! Për “Besa Transin”, djegien e Spitali Modular dhe aksidentin në Llaskarcë appeared first on InfoShqip.com.

Për zv/kryeministrin Izet Mexhiti, Koçani është ndërgjegjja që thërret për veprim për të gjitha rastet e ngjashme si ‘Besa Transi’, Spitali modular e Llaskarca që nuk kanë marrë epilog dhe për të cilat qytetarët ende presin drejtësi për jetë të humbura.
“Teksa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për t’ua dhënë lamtumirën atyre që u shuan tragjikisht më 16 mars, si Qeveri zotohemi se leksioni i hidhur i Koçanit është mësuar, se mesazhi është pranuar: shteti nuk do të qëndrojë më duarkryq dhe nuk do të lejojë që drejtësia të humbet e të devalvohet nëpër hilet institucionale të ndërtuara për të mbrojtur të paprekshmit! Por shteti do të veprojë! Përgjegjësi do të ketë! Drejtësi do të ketë: për Koçanin, për ‘Besa transin’, për Spitalin e Tetovës, për Llaskarcën, për të gjitha tragjeditë të cilat kanë për shkak korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, dhe për pasojë kanë jetët e njerëzve”, tha Izet Mexhiti
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski u zotua se do rihapen të gjitha rastet e mëparshme dhe se do të bëhet hetimi i detajuar nga organet kompetente. Këtë e tha në një intervistë në “Sitell”, duke folur për frikën që u është mbjellë qytetarëve nga shumë tragjedi që kanë ndodhur viteve të fundit. Mickoski është i sigurt se do t’ia dal në këtë betejë, e nëse kjo nuk ndodh thotë se është po ai që do ta rrëzojë qeverinë.
-Unë jam person i tillë, kur të vendosi të hyj në betejë, ose unë, ose kundërshtari, nuk mundet të dy.
-Po ju mbajmë për fjale, edhe qytetarët sigurisht.
-Po të më mbani për fjale. Nëse nuk e fitojmë këtë betejë, unë jam ai që vetë do ta rrëzojë këtë qeveri dhe proces normal i një shteti demokratik është të shkohet në zgjedhje, sepse nuk ia kam dalë, më kanë mposhtur. Ju thash ose ata ose ne, nuk ka hapësirë për të dy.
Përndryshe në aksidentin e “Besa Trans” jetën e humbën 45 persona mes të cilëve 12 fëmijë, gjatë rrokullisjes së autobusit në Llaskarcë 16 persona, ndërsa gjatë djegies së Spitalit Modular në Tetovë, jetën humbën 14 pacientë.
The post Qeveritarët ndezin shpresën edhe për rastet tjera! Për “Besa Transin”, djegien e Spitali Modular dhe aksidentin në Llaskarcë appeared first on