Qindra turistë evakuohen në bregdetin italian për shkak të zjarrit

Mbi 400 turistë dhe notarë janë evakuuar nga bregdeti juglindor i Italisë, pas zjarreve që kanë shpërthyer në këtë zonë.
Roja Bregdetare Italiane ka njoftuar të dielën se ka arritur të shpëtojë turistët, pas flakëve në zonën Cala Manacore, një vend bregdetar brenda komunës së Peschici.
Sipas Rojës Bregdetare në një postim në Facebook, disa anije private kanë vendosur të ndihmojnë në evakuuimin e turistëve që ishin në bregdet.
Në një video të postuar në operacionin e shpëtimit, shihen njerëz që notojnë deri te anijet, teksa tymi shihej në distancë.
“Anijet detare të Rojës Bregdetare Pugliane, të koordinuara nga Qendra Sekondare për Shpëtim Detar në Bari, janë vendosur këtë pasdite në operacionet e evakuimit detar për shumë njerëz, pas zjarrit të madh që ka shpërthyer në lokalitetin Cala Manacore, në komunën e Peschici (FG). Mbi 400 turistë dhe notarë janë evakuuar nga deti, e vetmja rrugë shpëtimi e disponueshme.”, thuhet në njoftim.
Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



