“Rahovec çka ke ba’ kështu?”, Abdixhiku: Entuziazëm, frymë, ringritje
Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec. “Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”, ka shkruar ai. “Në Rahovecin e vreshtave të bekuara dhe zemrave të mëdha, sërish ndjemë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë që po ngritet fuqishëm për të dëshmuar se

Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec.
“Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”, ka shkruar ai.
“Në Rahovecin e vreshtave të bekuara dhe zemrave të mëdha, sërish ndjemë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë që po ngritet fuqishëm për të dëshmuar se ndryshimi është tashmë në rrugën e tij! Në këtë qytet të ndershmërisë dhe punës, valët e mbështetjes për LDK-në po i bashkohen lumit të pandalshëm që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës, me tubimet tona të jashtëzakonshme ku qytetarët po bashkohen me vizionin tonë për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë: