Rahoveci hap dyert për festivalin “Hardh Fest”, festa e rrushit

Rahoveci hap dyert për festivalin “Hardh Fest”, festa e rrushit

Në Rahovec ka nisur “Hardh Fest”, festivali treditor që i kushtohet traditës së vreshtarisë, verës, kulturës dhe mikpritjes së kësaj treve të Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Për tri ditë, qyteti i Rahovecit do të jetë pikëtakim i traditës dhe kulturës bashkëkohore, me një program të pasur që përfshin verën vendore, gastronominë, artin dhe muzikën.

Festivali sjell aktivitete të ndryshme gjatë ditës, ndërsa mbrëmjet shoqërohen me koncerte dhe atmosferë festive.

“Hardh Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve që promovojnë më së shumti kulturën e rrushit dhe verës së Rahovecit, duke bashkuar traditën e kësaj treve me jetën kulturore dhe artistike.

Me aktivitete gjatë ditës dhe muzikë gjatë natës, Rahoveci për tri ditë bëhet një nga destinacionet kryesore festive në Kosovë.

“Hardh Fest” është më shumë se një festival – është një festë e identitetit, traditës dhe pasurisë kulturore të Kosovës./Albinfo.ch

The post Rahoveci hap dyert për festivalin “Hardh Fest”, festa e rrushit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.