Raketa SpaceX shpërthen gjatë testit të fluturimit
Raketa SpaceX’s Starship shpërtheu gjatë një fluturimi testi nga Starbase në Boca Chica, Teksas. Pas nisjes, raketa humbi kontrollin dhe bëri një rrotullim të pa kontrolluar. Motorët në majë të Starship filluan të kishin defekte dhe raketa fluturoi në drejtim të lindjes, ndërsa trajektroja duhej të ishte e orientuar me një hyrje të kontrolluar mbi [...]Read More...

Raketa SpaceX’s Starship shpërtheu gjatë një fluturimi testi nga Starbase në Boca Chica, Teksas. Pas nisjes, raketa humbi kontrollin dhe bëri një rrotullim të pa kontrolluar. Motorët në majë të Starship filluan të kishin defekte dhe raketa fluturoi në drejtim të lindjes, ndërsa trajektroja duhej të ishte e orientuar me një hyrje të kontrolluar mbi Oqeanin Indian.
Brenda minutash nga nisja, humbën kontaktet kur anija kozmike e dizajnuar për të ulur astronautë në Hënë dhe për të transportuar ekuipazhe në Mars, hyri në një rrotullim të pa kontrolluar.
Fillimisht nuk u bë e qartë se ku ra raketa, por mbetje gjatë djegies u vunë re në qiellin e Floridas dhe Karaibeve.
SpaceX konfirmoi se, gjatë nisjes së saj, raketa përjetoi një “shpërbërje të shpejtë dhe të pa planifikuar”.
/ abcnews.al