Rama ia uron Kurtit 17 vjetorin e Pavarësisë, publikohet letra e urimit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, më 13 shkurt ia ka uruar homologut të tij, Albin Kurtit, 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Por, zyra e shefit të qeverisë në detyrë, vendosi që letrën e urimit ta publikojë tek dy ditë pasi u festua shtetësia. “Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, më 13 shkurt ia ka uruar homologut të tij, Albin Kurtit, 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Por, zyra e shefit të qeverisë në detyrë, vendosi që letrën e urimit ta publikojë tek dy ditë pasi u festua shtetësia.
“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet në letër urimin e kryeministrit Rama.
Tutje në urimin e drejtuar Kurtit, Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm.
Rama ia uron Kurtit 17 vjetorin e Pavarësisë