Rama në Mynih: Ballkani Perëndimor tokë mundësish për BE-në, të investojë për teknologjinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.  Rama theksoi se Evropa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurueshmërinë. Kryeministri nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish për Bashkimin Evropian që të investojë në teknologji. “Evropa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për […] The post Rama në Mynih: Ballkani Perëndimor tokë mundësish për BE-në, të investojë për teknologjinë appeared first on Albinfo.

Rama në Mynih: Ballkani Perëndimor tokë mundësish për BE-në, të investojë për teknologjinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.  Rama theksoi se Evropa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurueshmërinë. Kryeministri nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish për Bashkimin Evropian që të investojë në teknologji.

“Evropa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurueshmërinë. Nëse nuk do të jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht nuk do të jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër. Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish, për këtë Bashkim Europian duhet të shohë horizonte investimesh dhe për të gjitha kompanitë teknologjike, që mos të largohen nga Evropa duke qenë se nuk mund të investojnë sepse është e mbi rregulluar, por të vijnë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha më tej se “mendoj se ekziston një paradoks për të cilin duket sikur askush nuk po mendon. Ka një nxitim për të investuar në mbrojtje për të rritur standardin e mbrojtjes, për të bërë më shumë për mbrojtjen, por cila është përgjigja ndërkohë. Që ndërkohë që fuqitë e tjera investojnë në mbrojtje kanë edhe norma mjaft të arsyeshme të rritjes ekonomike, ndërkohë që Europa nuk i ka. Ku do t’i gjejë paratë Europa për të bërë të gjitha këto rritjet investimeve në mbrojtje. Nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më traumatike, më tronditëse dhe më të marrë sesa duhet të lëmë mënjanë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pjesën tjetër sepse tani përparësia jonë është të mbijetojmë. Nëse përgjigja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake, është të shndërrohemi në një kontinent injorance, mendoj se nuk vlejmë për asgjë dhe të vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati të pushtohet nga amerikanet apo evropianët, por problem është se askush nuk do të na “pushtojë”’.

Sipas Ramës, Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, më e fuqishëm ushtarakisht, por edhe e ekonomikisht.

“Më e fuqishme në të gjithë sfidat që lidhen me të ardhmen. Amerika e shpiku Inteligjencën Artificiale, Kina e kopjoi, Evropa edhe pa e pasur e rregulloi, përcaktoi rregulla për këtë. Si do të konkurrojmë për hir të Zotit. Është e qartë se Europa ka çelur diskutime dhe falë zotit, Von Der Leyen po e merr personalisht të nisë rregullimin, por ndërkohë na thonë rregulloni, hartoni rregullore, por si do të vazhdojë kjo gjë. Është një lloj inercie. Nga përvoja ime kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE e debateve të mëdha dhe një BE tjetër që funksionon si ore zvicerane 24 orë në 7 ditë të javësh, 30-40 mijë njerëz që prodhojnë çdo ditë nuk e di sa rregullore. Nuk ka luftë, nuk ka kriza nuk ka ndryshime klimaterike a kërcënim bërthamor që ndryshon mënyrën si funksionon si orë zvicerane hartimi i rregulloreve”, tha Rama

 

The post Rama në Mynih: Ballkani Perëndimor tokë mundësish për BE-në, të investojë për teknologjinë appeared first on Albinfo.