Rama: Paga minimale do të jetë 500 euro nga viti 2026

“Në qershor do t’u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do të bëhet 500 euro në janarin e ardhshëm, sepse do një fazë natyrisht ambientimi me një risi për të bërë planet e veta të reja çdo kompani, njerëzit e dinë, ata që i marrin këto paga e dinë”, tha Edi Rama The post Rama: Paga minimale do të jetë 500 euro nga viti 2026 appeared first on Albinfo.

Rama: Paga minimale do të jetë 500 euro nga viti 2026

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët.

I pyetur nga qytetarët për rritjen e rrogave, Rama u shpreh se, “nëse ka një gjë që është shumë evidente është pikërisht rritja e vazhdueshme e pagave në Shqipëri që ka impaktuar fort edhe rritjen e pagave në sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare të kombinuar me sektorët publikë dhe sektorët privatë 830 euro”.

Ndërkohë, shtoi Rama, “kur ne morëm detyrën paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro. Ndërkohë që në vitin 2024 u mbyll viti sipas INSTAT-it jo sipas meje me një pagë mesatare 1000 euro”.

Rama tha se, “bazuar në këtë është shumë e qartë që paga mesatare në Shqipërinë 2030 do të jetë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar, që do të thotë se jemi në kushtet kur pagën mesatare të përgjithshme e kemi rritur më shumë sesa 2 herë e gjysmë”, transmeton albinfo.ch.

“Arsyeja pse ne votohemi masivisht është se kur unë i them gjërat që janë atje në realitet, atje në realitet ka një numër të madh njerëzish që ato gjëra i kanë para syve, i kanë të prekshme”, tha Rama.

Pra, shtoi kryeministri, “kur unë them që paga minimale për shembull ishte 157 euro dhe është 400 euro, atëherë ata që e kanë pagën minimale e dinë shumë mirë se çfarë flas. Apo kur them që ne në qershor do t’u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do të bëhet 500 euro në janarin e ardhshëm, sepse do një fazë natyrisht ambientimi me një risi për të bërë planet e veta të reja çdo kompani, njerëzit e dinë, ata që i marrin këto paga e dinë. Ky është thelbi i gjësë që ka të bëjë pastaj me mbështetjen që ne kemi”.

“Nëse unë them për shembull që kur ne morëm detyrën ishte një pagë për mësuesit që ishte 420 euro dhe sot është 950 euro  në arsim paga mesatare, këtë mësuesit e dinë. Janë mësuesit në Shqipëri që e dinë se për çfarë flas se ballafaqojnë shifrën që unë them me faktin e tyre”, tha Rama.

“Nëse këto që unë them nuk do të ishin të vërteta dhe nëse unë do të flisja në hava sigurisht që të gjithë këto kategori do të reagonin shumë negativisht”, tha Rama.

The post Rama: Paga minimale do të jetë 500 euro nga viti 2026 appeared first on Albinfo.