Rama: SPAK-u mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërcënoi SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’ia marrë celularin. “Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e Bashkisë, të kapim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërcënoi SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’ia marrë celularin.
“Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e Bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma… çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediat, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, u shpreh Rama sipas A2Cnn.
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë shqiptare e bëri gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.