Ramadani: Populli e ndërroi Qeverinë

Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të Exit Pollëve. Ai në një shkrim në Facebook ka shkruar se Populli e ndërroi Qeverinë dhe i hoqi besimin Qeverisë aktuale. Sipas Exit-Polli të Baton Haxhiut dhe T7: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%, Partia Demokratike e Kosovës ka

Ramadani: Populli e ndërroi Qeverinë

Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të Exit Pollëve.

Ai në një shkrim në Facebook ka shkruar se Populli e ndërroi Qeverinë dhe i hoqi besimin Qeverisë aktuale.

Sipas Exit-Polli të Baton Haxhiut dhe T7: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 %, AAK/NISMA ka marrë: 8 %, Lista për familjen sipas exit-poll s’e ka kaluar pragun

Postimi i plotë:

Populli e ndrroi Qeverinë!

I hoqi besimin Qeverisë aktuale!

Qytetarët vendosën. Sipas exit-polleve, cilindo që e merrni në konsideratë, populli i Kosovës e ndrroi Qeverinë.

Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:

1. Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.

2. Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.

3. Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë.

Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.

Procesi zgjedhor për lakmi, siguria në nivel të lartë, mesazhi politik shumë i fuqishëm