Ramiz Merko përballet me dy procese gjyqësore në një ditë
Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot do të vazhdojnë dy seanca të ndara gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko, lidhur me blerjen e një veture luksoze “Audi A6” për nevojat e Komunës së Strugës dhe për vendosjen e një pllake përkujtimore në hyrje të godinës komunale. Seanca për blerjen e veturës luksoze ka rifilluar […] The post Ramiz Merko përballet me dy procese gjyqësore në një ditë appeared first on InfoShqip.com.

Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot do të vazhdojnë dy seanca të ndara gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko, lidhur me blerjen e një veture luksoze “Audi A6” për nevojat e Komunës së Strugës dhe për vendosjen e një pllake përkujtimore në hyrje të godinës komunale.
Seanca për blerjen e veturës luksoze ka rifilluar nga fillimi për shkak të ndërrimit të gjyqtarit, me paraqitjen e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Edhe pse mbrojtja parashtroi ankesë për parashkrim të veprës, kjo u refuzua si nga gjyqtari i mëparshëm, ashtu edhe nga gjyqtari aktual, Jordan Jovanov. Sipas tij, nuk ka vend për parashkrim pasi ekziston ndërprerje e afatit të parashkrimit. Në seancën e fundit ai vërejti se lista e dëshmitarëve është voluminoze dhe do të vendosë më vonë nëse do ta pranojë tërësisht, duke theksuar se nuk do të tolerojë mungesën e dëshmitarëve pa arsye të justifikuara.
Sipas gjyqtarit, nuk ekziston rrezik për parashkrim të veprës për momentin – parashkrimi absolut do të ndodhte në vitin 2028. Procesi gjyqësor filloi në prill të vitit të kaluar dhe Merko akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak të blerjes së katër automjeteve në vlerë rreth 114,000 euro, mes tyre një “Audi A6” luksoz, duke dëmtuar buxhetin komunal në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe interesin publik, në një kohë kur komuna kishte borxhe të pashlyera dhe llogari të bllokuar. Sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare (neni 353) parashikohet dënim me burg nga një deri në katër vjet.
Pas përfundimit të kësaj seance, do të vazhdojë procesi tjetër gjyqësor për pllakën përkujtimore të vendosur në hyrje të godinës komunale. Si kryetar komune, në mars të vitit të kaluar Merko ka vendosur një pllakë përkujtimore, e cila sipas aktakuzës ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike mes banorëve të Strugës, duke kryer vepër penale sipas nenit 27 të Ligjit për monumentet dhe pllakat përkujtimore. Me kërkesë të prokurorisë, atij i është marrë pasaporta dhe ka detyrim të paraqitet në gjykatë një herë në javë.
Ramiz Merko ndodhet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të përfshirjes në korrupsion. Kundër tij janë ngritur nëntë akuza për keqmenaxhim në shërbimin publik.
The post Ramiz Merko përballet me dy procese gjyqësore në një ditë appeared first on