Rama për raportin “e prishur” me Abdixhikun: S’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

Rama për raportin “e prishur” me Abdixhikun: S’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai në intervistën në T7, deklaroi: “Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë”.

Ai foli për një “marrëveshje me Abdixhikun”.

“Kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti…”, tha Rama.

“I qëndroj asaj marrëveshjeje”, shtoi i pari i kryeqytetit.

Rama, ka dhënë detaje për Kuvendin e LDK-së, që është mbajtur këtë vit.

Ai tha se i ka shprehur Lumir Abdixhikut, Lutfi Hazirit dhe Avdullah Hotit gatitshmërinë e tij për të qenë kryetar i unitetit të LDK-së.

“Për të qenë i hapur me Lumir Abdixhikun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin e shumë tjerë, ku pas tri ballafaqimeve LDK ka dalë e treta dhe ju kam kërku të treve me reflektu, secilit veç e veç. Kam qenë i gatshëm për kryetar nëse ka një unitet të brendshëm”.

“Nuk kanë qenë të gatshëm, unë kam kërkuar gjithë kohën për reflektim”, ka thënë ai.

Rama sonte u deklarua edhe rreth intervistës “spontane’ në New York që bëri bujë të madhe në Kosovë. Nga aty ai shprehu ambicien e tij për t’u bërë kryeministër.

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar Ramën që ka paguar për atë video. Rama për ta e kishte një përgjigje.

“A mendoni që Jennifer Lopezi e Mamdami e kanë pagu, sa e kanë pagu ata aq unë. Po normal që jo. Varet si e sheh pagesën”, ka thënë ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.