Rashiti: Hyseni i përfshirë në korrupsion dhe kr*im urbanistik, fshihet pas grave

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e këtij qyteti, Alban Hyseni, se është i përfshirë në korrupsion dhe krim urbanistik, që sipas tij, i pari i Gjilanit po fshihet pas grave, duke përmendur drejtoreshën e Inspektoratit, Entela Hyseni. Në një postim në Facebook, Rashiti ka thënë se Prokuroria

Rashiti: Hyseni i përfshirë në korrupsion dhe kr*im urbanistik, fshihet pas grave

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e këtij qyteti, Alban Hyseni, se është i përfshirë në korrupsion dhe krim urbanistik, që sipas tij, i pari i Gjilanit po fshihet pas grave, duke përmendur drejtoreshën e Inspektoratit, Entela Hyseni.

Në një postim në Facebook, Rashiti ka thënë se Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur atakuzë ndaj Entela Hysenit, duke e quajtur atë si viktimën e radhës të Hysenit.

“Ne si PDK disa herë kemi reaguar për kaosin urbanistik dhe ndërtimet pa leje që e kanë vërshuar qytetin e Gjilanit. Pas të gjitha këtyre veprave kriminale qëndron kryetari i Gjilanit, i cili përmes trysnisë dhe presionit e ka bërë të heshtë drejtoreshën e Inspektoratit, Entela Hyseni ose të dorëhiqet nga pozita e saj”.

“Pazaret dhe interesat e kryetarit të komunës janë tejet të mëdha, ai është i përfshirë rrastë në korrupsion edhe te ndërtimet pa leje, sikurse të tenderët dhe projektet kapitale në vlera milionëshe. Për tri vite të tëra kanë vazhduar pa asnjë pengesë të gjitha ato ndërtimet pa leje kudo nëpër qytetin e Gjilanit. Ne, në reagimin e para disa ditëve kemi ngritur shqetësimin tonë si subjekt politik edhe për gjendjen në të cilën ndodhet drejtoresha e Inspektoratit, e cila ka zgjedhur rrugën e heshtjes, si pasojë e kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme që i janë bërë nga kryetari i Gjilanit”, ka thënë Rashiti.

Ndër tjera, Rashiti ka shtuar se “Prokuroria e Themelore në Gjilan është në lojë bashkë me kryetarin e komunës Alban Hyseni”.

Sipas tij, të dy këta akterë kanë zgjedhur të sulmojnë gruan e fundit që mbanë pozitë udhëheqëse por që është e përgjegjshme dhe e pafuqishme, me synimin për ta larguar nga pozita e saj udhëheqëse, përmes një aktakuze “e cila është plotësisht e koordinuar”, sipas të parit të PDK-së në Gjilan.

Rashiti shtoi se PDK-ja do të vazhdojë rolin e saj si opozitë, përmes ngritjes së shqetësimeve për rastet e tilla, përmes thirrjes publike ndaj organeve përkatëse që të veprojnë në harmoni me ligjet, kompetencat dhe përgjegjësitë që kanë.