Rashiti: Mërgatës në Zvicër iu lirua rryma, e në Kosovë ata votojnë një qeveri që shtrenjton rrymën
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) gjatë ditës së djeshme njoftoi se çmimi i energjie elektrike pritet të rritet për rreth 15%. Ky vendim i ZRrE-së u komentua shumë në opinion, duke hasur në kritika të shumta. Kritikë për këtë vendim erdhi edhe nga deputeti i kantonit të Bernit, Korab Rashiti. Por ky i fundit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) gjatë ditës së djeshme njoftoi se çmimi i energjie elektrike pritet të rritet për rreth 15%.
Ky vendim i ZRrE-së u komentua shumë në opinion, duke hasur në kritika të shumta.
Kritikë për këtë vendim erdhi edhe nga deputeti i kantonit të Bernit, Korab Rashiti.
Por ky i fundit më shumë e pati me diasporën e Kosovës që jeton në Zvicër, e cila në zgjedhjet e fundit në masë të madhe LVV-në.
Për dallim nga Kosova, ku u paralajmërua shtrenjtimi i rrymës, Rashiti tha se në Zvicër po ndodh e kundërta, duke thënë se atje është liruar ky shërbim.
“Kur çmimi i energjisë bie në Zvicër 10% deri 30% dhe Mërgata përfiton, në të njëjtën kohë Mërgata voton në ambasadat në Bernë për një qeveri që e rrit çmimin e energjisë me 15%, për shkak të politikave ideologjike dhe nën ndikimin e lobimeve jashtëterritoriale, por me miratimin e heshtur të qeverisë në largim. Do të doja t’i pyesja Mërgatën: A janë të vetëdijshëm se në Zvicër, orientimi politik në çështjet socio-ekonomike është në të kundërtën e asaj për të cilën ata votojnë në 80% të rasteve në ambasadat në Bernë për Kosovën?”, ka shkruar Rashiti në faqen e tij në Facebook.