“Rasta”, tradita etiopiane/ Komuniteti etiopian ruan traditat, edhe në Amerikë

Etiopianët në kryeqytetinb amerikan vijojnë të ruyajnë gjuhën e tyre të lashtë dhe traditat e hershme ortofokse. Të veshur me shalle të bardhë, ata i ndjekin shërbesat fetare në gjuhën e tyre Ge’ez. Ekziston një interes i madh për të ruajtur këtë gjuhë dhe traditat e tjera të besimit, për brezat e ardhshëm në Uashington, [...]Read More...

“Rasta”, tradita etiopiane/ Komuniteti etiopian ruan traditat, edhe në Amerikë

Etiopianët në kryeqytetinb amerikan vijojnë të ruyajnë gjuhën e tyre të lashtë dhe traditat e hershme ortofokse.

Të veshur me shalle të bardhë, ata i ndjekin shërbesat fetare në gjuhën e tyre Ge’ez.

Ekziston një interes i madh për të ruajtur këtë gjuhë dhe traditat e tjera të besimit, për brezat e ardhshëm në Uashington, që është shtëpia e komunitetit më të madh të diasporës etiopiane në Shtetet e Bashkuara.

Në Kishën e tyre Mariam, të themeluar në vitin 1987, ka më shumë se 1500 anëtarë të regjistruar dhe udhëheqësit e kishës thonë se më shumë se 4000 njerëz ndjekin shërbimet çdo javë.

Sipas traditës, sapo hyjnë në kishë besimtarët heqin këpucët, në shenjë respekti për Zotin.

Po në përputhje me traditën, ata veshin një rrobë të quajtur “netela” dhe pasi prifti lexon liturgjinë, Ungjilli i shenjtë përhapet në të gjithë kuvendin.

Kisha Mariam është pjesë e Kishave Ortodokse Etiopiane Tewahedo, një nga besimet më të vjetra të krishtera në Afrikë.

/ abcnews.al