Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një sqarim mbi pretendimet e ngritura nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, për çmimin e një shiriti sinjalizuar.
Sipas pretendimeve të Kërçelit, çmimi i këtij shiriti, qytetarëve të Prishtinës u është faturuar 3500 euro, e që sipas tij, kushton vetëm 12 euro.
E kryetari Rama, pretendimet e deputetit Kërçeli i ka quajtur “show politik”.
Ai pretendoi se deputeti i Vetëvendosjes po e mashtron opinionin “kur e paraqet çmimin e një shërbimi si çmim të një shiriti”.
Ky është postimi i Ramës:
SQARIM PËR SHOW-N E RADHËS POLITIK ME “SHIRIT”
Deputeti i VETËVENDOSJES po e mashtron opinionin kur e paraqet çmimin e një SHËRBIMI si çmim të një SHIRITI.
8.50 euro për metër përfshijnë:
* Furnizimin me material.
* Transportin.
* Angazhimin dhe punën e punonjësve të kompanisë.
* Shtrirjen dhe vendosjen e shiritit në kanalin përkatës nga punonjësit kompetentë.
Reklamë
* Garancinë për 10 vjet, sipas kushteve të kontratës.
* Mirëmbajtjen për 10 vjet, sipas nevojës, pa kosto shtesë.
* Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Krejt këto shërbime me i paraqitë vetëm si çmim të një “shiriti” është veprim i ulët.
Për më tepër, kjo procedurë është trajtuar nga:
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).
Auditorët e brendshëm.
Reklamë
Auditorët e jashtëm.
Hetuesia.
Nëse Ilir Kërçeli mendon që është më i dijshëm se të gjitha këto institucione dhe organe kompetente, le t’na kallxon!
Për më tepër, i propozoj që, kur del në publik për me bo shfaqje televizive, t’i marrë informacionet bazë.
Ai shirit nuk shërben për ta kufizuar zonën e punimeve.
Është shirit nëntokësor që paralajmëron praninë e kabllove elektrike, për të shmangur dëmtimin e tyre dhe mos me i rreziku punëtorët gjatë gërmimeve në të ardhmen nga:
Ujësjellësi,
KEDS-i,
Termokosi ose cilado kompani apo ndërmarrje tjetër.
E di që pas deklaratave të mia për Kryeministrin do të ketë invazion sulmesh ndaj meje, por më lejoni t’ju rikujtoj se do të kujdesem që për secilën shpifje ta ndjek rrugën ligjore.
Ilir, për herën tjetër, lexoje kontratën. Kuptoje. Pastaj dil para qytetarëve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



