Reagon KQZ-ja pas raportimit që Martin Berishaj mori zarfet me vota nga posta për t’i dërguar në ambasadë

Sot në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga posta dhe i ka dërguar në ambasadë. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke thënë se pasi të vlerësohet se nëse tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë sipas

Reagon KQZ-ja pas raportimit që Martin Berishaj mori zarfet me vota nga posta për t’i dërguar në ambasadë


Sot në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga posta dhe i ka dërguar në ambasadë.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke thënë se pasi të vlerësohet se nëse tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë sipas akteve nënligjore, KQZ do të marr vendim.

“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.