Reagon Krasniqi pas denoncimit për manipulim të votave: Do të pres raportin e Prokurisë për të vazhduar me hapat e radhës
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas procesit të rinumërimit të votave në Vushtri për të cilin kishte ankimuar. Krasniqi tha se angazhimi i saj për të denoncuar fenomenin e manipulit të votave në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale por ka

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas procesit të rinumërimit të votave në Vushtri për të cilin kishte ankimuar.
Krasniqi tha se angazhimi i saj për të denoncuar fenomenin e manipulit të votave në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë.
Ajo theksoi se duke qenë pjesë e këtij procesi ka pësuar edhe dëmtime personale.
“Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre” deklaron Krasniqi.
Ajo tutje sqaron se do të pres raportin e Prokurorisë për të vazhduar me hapat e radhës.
“Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik” shkruan Krasniqi në reagimin e saj.
Reagimi i plotë i Krasniqit:
Të dashur qytetarë,
Angazhimi im për të denoncuar këtë fenomen të manipulimit në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale, por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë, për ta mbrojtur votën tuaj ndaj LDK-së dhe për të kontribuar në ndriçimin e një fenomeni që dëmton sistemin zgjedhor dhe besimin e qytetarëve.
Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur vendimin për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem.
Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre.
Gjithsesi, presim raportin e prokurorisë dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës. Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik.
Ju falënderoj për mbështetjen gjatë këtyre ditëve dhe përkrahjen e vazhdueshme për vite me radhë. Shihemi në sfidat e radhës!