Refuzimi i Abdixhikut ndaj Kurtit, Muharremi: E kuptoj plotësisht, Albini e ka dëmtu jashtëzakonisht personalitet e vet
“E kuptoj plotësisht”, tha opinionist Shenoll Muharremi, referuar refuzimit dhe shpjegimit të Lumir Abdixhikut ndaj ftesës së Albin Kurtit të dërguar dje. “Albin Kurti e ka dëmtu jashtëzakonisht personalitetin e vet gjatë kësaj fushate, e sidomos me 9 shkurt në shesh”, tha Muharremi. Postimi i plotë: Përkundër dëshirës së madhe për bashkëpunim mes partive politike
“E kuptoj plotësisht”, tha opinionist Shenoll Muharremi, referuar refuzimit dhe shpjegimit të Lumir Abdixhikut ndaj ftesës së Albin Kurtit të dërguar dje.
“Albin Kurti e ka dëmtu jashtëzakonisht personalitetin e vet gjatë kësaj fushate, e sidomos me 9 shkurt në shesh”, tha Muharremi.
Postimi i plotë:
Përkundër dëshirës së madhe për bashkëpunim mes partive politike, e kuptoj plotësisht qëndrimin e LDK-së. Nuk mundesh me u sillë ashtu me njerëz tjerë. Nuk mundesh me i përbuzë partitë, njerëzit dhe votuesit.
Ndoshta unë personalisht kam zemër dhe qëndrime më të buta, ndoshta kisha ba kompromis për shkak të interesit publik, e kisha taku dhe ja kisha kërku Kurtit KM-në dhe shumicën e qeverisë si kusht. Por njerëzit nuk ta falin. Thuhet që njerëzit nuk harrojnë si i bën me u ndi, prandaj kujdes me sjelljet politike.
Albin Kurti e ka dëmtu jashtëzakonisht personalitetin e vet gjatë kësaj fushate, e sidomos me 9 shkurt në shesh. Para një kohe i kam rekomandu me kërku falje publike se atë e kisha ba edhe vet, në vend të tij. Por ai po vazhdon mos me pranu realitetin e ri. Pushteti absolut na e ka prishë Kurtin.
Pushteti i madh nuk i bën hajr askujt. Shpresoj që kurrë më askush në Kosovë të mos fitojë 50% e të mos ketë aq fuqi politike, e aq më pak një oligarki politike si kjo që ka pas Kurti deri më sot.