Refuzohen mbi tre mijë pako me vota të mërgatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se 3269 pako me vota nga diaspora janë refuzuar në procesin e deritashëm të vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Sipas njoftimit, ky numër ka dalë nga vlerësimi i 54 mijë e 409 pakove. 51 mijë e 140 janë aprovuar, ndërsa për vlerësim janë edhe […] The post Refuzohen mbi tre mijë pako me vota të mërgatës appeared first on Albinfo.

Refuzohen mbi tre mijë pako me vota të mërgatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se 3269 pako me vota nga diaspora janë refuzuar në procesin e deritashëm të vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit, ky numër ka dalë nga vlerësimi i 54 mijë e 409 pakove. 51 mijë e 140 janë aprovuar, ndërsa për vlerësim janë edhe 14 mijë e 306 pako.

“Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për KOHËN.

Përveç 84 mijë e 600 shtetasve të regjistruar për votim me postë, 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike, e prej tyre votuan 15 mijë e 532 mijë persona.

Numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota, transmeton albinfo.ch.

Elezi ka bërë të ditur se numërimi i këtyre votave do të nisë gjatë javës së ardhshme.

The post Refuzohen mbi tre mijë pako me vota të mërgatës appeared first on Albinfo.