Refuzohet kërkesa e Vetëvendosjes për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit. Ndërkohë, PZAP e ka pranuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme nga votimi nga jashtë vendit, ashtu siç ishte edhe propozimi i […] The post Refuzohet kërkesa e Vetëvendosjes për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë appeared first on Albinfo.

Refuzohet kërkesa e Vetëvendosjes për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit.

Ndërkohë, PZAP e ka pranuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme nga votimi nga jashtë vendit, ashtu siç ishte edhe propozimi i Sekretariatit të KQZ-së.

Ankesa është aprovuar me arsyetimin se është e bazuar.

“Anulohet vendimi i KQZ-së, numër 01687-2025, datë 06.03.2025, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sipas rekomandimit të Sekretariatit të KQZ-së të datës 06.03.2025 të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, më 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjta fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen, dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, thuhet në vendimin e PZAP-së, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP për manipulim të fletëvotimeve në votimin me postë dhe bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 30,000 vota nga ato me postë apo 51.57 për qind.

LDK-ja është në vendin e dytë me 30.55 për qind të votave me postë, ndërsa e treta është renditur PDK-ja me 9.48 për qind të votave.

The post Refuzohet kërkesa e Vetëvendosjes për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë appeared first on Albinfo.