Refuzuan ftesën për dialog, protestuesit ngjisin në muret e Kryeministrisë foto nga përplasjet me policinë (VIDEO)

Refuzuan ftesën për dialog, protestuesit ngjisin në muret e Kryeministrisë foto nga përplasjet me policinë (VIDEO)

Vijon të mbetet e qetë protesta e studentëve, të cilëve këtë të martë u janë bashkuar edhe pedagogët. Gjatë qëndrimit të tyre përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë ngjitur jashtë mureve të saj disa foto nga momentet kur, gjatë këtyre 8 ditëve, janë përplasur dhe dhunuar nga policia.

Sipas pamjeve, në krah të fotove shkruhet gjithashtu: “DIALOG??”

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, protestuesit kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog, duke hequr nga ambientet e jashtme të Kryeministrisë karriget e kuqe që mbanin mbishkrimin “Dialog”.

The post Refuzuan ftesën për dialog, protestuesit ngjisin në muret e Kryeministrisë foto nga përplasjet me policinë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.