Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie deri në 1 euro

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur për “Front Online” lidhur me rënien e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Ai theksoi se çmimet e derivateve në Kosovë aktualisht luhaten mes 1.18 cent dhe 1.29 cent për diesel, dhe 1.19 cent deri 1.28 cent për benzinë. Krahasuar me çmimet në Shqipëri

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie deri në 1 euro

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur për “Front Online” lidhur me rënien e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Ai theksoi se çmimet e derivateve në Kosovë aktualisht luhaten mes 1.18 cent dhe 1.29 cent për diesel, dhe 1.19 cent deri 1.28 cent për benzinë.

Krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi, ku dieseli shitet për 1.89 cent dhe 1.78 cent, dhe benzina për 1.88 cent dhe 1.79 cent, çmimet në Kosovë janë më të ulëta.

Ai gjithashtu njoftoi se nafta ka pësuar një rënie prej 4 cent, dhe në Kosovë, çmimi mund të bjerë deri në 1 euro për litër.

“Tarifat e Trumpit ulin çmimin e naftës në nivel global dhe kjo do të ndikojë edhe në Kosovë ku nafta mund të bie deri në 1 euro, nafta ka pas ramje për 4 cent. Rënia e çmimit të naftës nuk varet nga Qeveria e as nga shoqata por nga berza dhe organizata prodhuese OPEC”, u shpreh Berjani për “Front Online”.