Reperi shqiptar ndahet nga bashkëshortja?

Burim Kursani, i njohur për publikun si Bim Bimma, po përballet me një periudhë të vështirë në jetën personale. Sipas burimeve të Prive – Klan Kosova, reperi është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën është martuar në vitin 2018. Çifti ka një djalë nga kjo martesë. Ndarja e tyre nuk është hera e […]

Reperi shqiptar ndahet nga bashkëshortja?

Burim Kursani, i njohur për publikun si Bim Bimma, po përballet me një periudhë të vështirë në jetën personale. Sipas burimeve të Prive – Klan Kosova, reperi është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën është martuar në vitin 2018. Çifti ka një djalë nga kjo martesë.

Ndarja e tyre nuk është hera e parë që përflitet. Dy vite më parë u raportua për një krizë mes tyre, ndërsa mungesa e ndërveprimeve në rrjetet sociale ngriti dyshimet për një ndarje të mundshme edhe atëherë.

Tashmë, me rikthimin e këtyre lajmeve dhe mungesën e ndonjë reagimi publik nga vetë çifti, duket se historia është duke u përsëritur.

A është kjo një ndarje përfundimtare apo thjesht një tjetër krizë kalimtare?