Reperit të njohur i vdes nëna në moshën 53-vjeçare: Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty pranë meje
Ka ndërruar jetë nëna e artistit Tyga, Pasionaye Nicole Nguyen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi i cili tha se ajo vdiq muajin e kaluar në moshën 53-vjeçare. 35-vjeçari nuk e zbuloi shkakun e vdekjes, por dha datat e lindjes dhe vdekjes së saj – 11 shtator 1971 deri më 18 janar 2025. […]

Ka ndërruar jetë nëna e artistit Tyga, Pasionaye Nicole Nguyen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi i cili tha se ajo vdiq muajin e kaluar në moshën 53-vjeçare.
35-vjeçari nuk e zbuloi shkakun e vdekjes, por dha datat e lindjes dhe vdekjes së saj – 11 shtator 1971 deri më 18 janar 2025.
Mesazhi i tij u shoqërua nga një album emocionues në Instagram që e tregon atë me nënën e tij gjatë viteve, duke përfshirë edhe kohën kur ishte foshnje. Ai gjithashtu përfshiu një foto të tij duke e mbajtur për dore ndërsa ajo ishte shtrirë në spital.
“Po përpiqem të kuptoj pse Zoti na largon njerëzit më kuptimplotë dhe më të bukur”, shkroi Tyga.