Reshjet e borës në Stamboll/ Sheshi “Taksim” kthehet në arenë argëtimi mes policëve dhe qytetarëve

Policët me detyrë në rajonin Taksim të Stambollit luajtën me topa bore me qytetarët, raportojnë mediat turke. Ndërkohë që reshjet e borës kanë vijuar ndikimin e tyre, qytetarët u argëtuan duke luajtur me topa bore me fëmijët e tyre në bulevardin “Barbaros” në Beşiktaş. Në shumë pjesë të qytetit u shfaqën bukuri të ndryshme ndërkohë [...]Read More...

Reshjet e borës në Stamboll/ Sheshi “Taksim” kthehet në arenë argëtimi mes policëve dhe qytetarëve

Policët me detyrë në rajonin Taksim të Stambollit luajtën me topa bore me qytetarët, raportojnë mediat turke.

Ndërkohë që reshjet e borës kanë vijuar ndikimin e tyre, qytetarët u argëtuan duke luajtur me topa bore me fëmijët e tyre në bulevardin “Barbaros” në Beşiktaş.

Në shumë pjesë të qytetit u shfaqën bukuri të ndryshme ndërkohë që turistët u mblodhën rreth Monumentit të Republikës në Taksim duke shkrepur foto .

Policët që ndodheshin me detyrë në sheshin “Taksim” të Stambollit u argëtuan me topa bore me qytetarët.

Pamje të bukura u paraqitën teksa policia dhe qytetarët argëtoheshin duke hedhur topa bore me njëri-tjetrin për minuta të tëra.