Reshjet e shiut rikthehen gjatë javës

Welcome to Kosova Today

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna do të jetë kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 26-30 gradë. Të martën do të jetë mot i vranët me […]

Reshjet e shiut rikthehen gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna do të jetë kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 26-30 gradë.

Të martën do të jetë mot i vranët me intervale me diell.

Vranësirat në orët e vona thuhet se do të sjellin shi. Temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë.

Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

“E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s. E enjte-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ndërsa, mot me diell është parashikuar për të premten, por më temperatura më të ulëta nga 2-4 gradë celsius, e ato maksimalet 10-12 gradë.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Instituti Hidrometeorologjik Kosov Temperaturat Celsius Institutit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Instituti Hidrometeorologjik Kosov Temperaturat Celsius Institutit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online