Revista amerikane ‘Forbes’ e përfshin për herë të parë në listën e miliarderëve një shqiptar
Biznesmeni shqiptar Samir Mane është përfshirë për herë të parë në listën e miliarderëve të botës, sipas revistës prestigjioze amerikane “Forbes”. Në artikullin e saj, “Forbes” ka bërë të ditur se Mane renditet si miliarderi i 2.356-të në botë, duke u bërë kështu shqiptari i parë që arrin këtë status. Samir Mane është themeluesi dhe […] The post Revista amerikane ‘Forbes’ e përfshin për herë të parë në listën e miliarderëve një shqiptar appeared first on Albinfo.

Biznesmeni shqiptar Samir Mane është përfshirë për herë të parë në listën e miliarderëve të botës, sipas revistës prestigjioze amerikane “Forbes”.
Në artikullin e saj, “Forbes” ka bërë të ditur se Mane renditet si miliarderi i 2.356-të në botë, duke u bërë kështu shqiptari i parë që arrin këtë status.
Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i Grupit “BALFIN”, një nga konglomeratet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Sipas revistës, “BALFIN” zotëron qendra tregtare, dyqane elektronike, biznese lodrash dhe një bankë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Historia e suksesit të Samir Manes
“Forbes” gjithashtu ka ndarë detaje mbi rrugëtimin e Manes drejt suksesit. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991, gjatë rënies së regjimit komunist, dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai filloi të merrej me tregtinë e pajisjeve shtëpiake në Shqipëri, duke hedhur themelet e një perandorie biznesi.
Më vonë, Mane themeloi kompaninë “Neptun”, një zinxhir të njohur dyqanesh elektronike. Në vitin 2005, ai u rikthye në Shqipëri për të hapur qendrën e parë tregtare në vend, duke vijuar më tej me zgjerimin e bizneseve të tij në sektorë të ndryshëm.
Sipas “Forbes”, “BALFIN” sot zotëron pasuri të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.
The post Revista amerikane ‘Forbes’ e përfshin për herë të parë në listën e miliarderëve një shqiptar appeared first on Albinfo.