Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, sa % morën partitë politike
Rezultatet përfundimtare do të shpallen pas kalimit të afatit 48-orësh për ankesa dhe pas shqyrtimit të mundshëm të ankesave The post Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, sa % morën partitë politike appeared first on Albinfo.

Pas përfundimit të numërimit të votave, KQZ është e obliguar, sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, të presë të paktën 48 orë për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Ky afat është i rëndësishëm për mundësinë e paraqitjes së ankesave për administrimin e numërimit të fletëvotimeve, që mund të shqyrtohen nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), transmeton albinfo.ch.
Për sa i përket rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 40.9% të votave (345,760 vota), e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.04% (186,302 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64% (149,095 vota), dhe koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate me 7.46% (63,035 vota).
Rezultatet përfundimtare do të shpallen pas kalimit të afatit 48-orësh për ankesa dhe pas shqyrtimit të mundshëm të ankesave.
The post Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, sa % morën partitë politike appeared first on Albinfo.