Rezultatet Preliminare sipas DNV-së

Rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” (DNV) ka raportuar për një proces të qetë dhe të pjekur të votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit The post Rezultatet Preliminare sipas DNV-së appeared first on Albinfo.

Rezultatet Preliminare sipas DNV-së

Rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” (DNV) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme. Sipas të dhënave të para, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.4% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.7%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.5% të votave, dhe AAK 7.2%, transmeton albinfo.ch.

Rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” (DNV) ka raportuar për një proces të qetë dhe të pjekur të votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas tyre, rreth 500 vëzhgues statikë dhe 50 ekipe mobile kanë monitoruar procesin, ndërsa qytetarët kanë demonstruar një nivel të lartë të pjekurisë qytetare dhe demokratike.

Sipas DNV, dalja në votime ka qenë 42 përqind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.

Rezultatet preliminare:

Vetëvendosje: 40.4%

PDK: 21.7%

LDK: 17.5%

AAK, NISMA, e të tjerë: 7.2%

Koalicioni për Familjen: 2.4%

Lista Serbe: 5.4%

 

The post Rezultatet Preliminare sipas DNV-së appeared first on Albinfo.