Rhode: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka reaguar për sulmet e autoriteteve serbe ndaj aktivistëve në Beograd, duke thënë se këto sulme dhe fushata shpifëse po shtrihen edhe përtej kufirit. “Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në […] The post Rhode: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë appeared first on Albinfo.

Rhode: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka reaguar për sulmet e autoriteteve serbe ndaj aktivistëve në Beograd, duke thënë se këto sulme dhe fushata shpifëse po shtrihen edhe përtej kufirit.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Kosovë në rrjetin social “Bluesky”.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se situata në Serbi mbetet shqetësuese, duke thënë se ky shtet është kandidat për anëtarësim në BE dhe “ne presim që ajo të mbështesë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

The post Rhode: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë appeared first on Albinfo.