Rimëkëmben tregjet/ Tërheqja e Trump rikthen besimin e investitorëve

Vendimi i Donald Trump per te pezulluar tarifat per 3 muaj ka rikthyer besimin e investitoreve, pasi tregjet kryesore financiare i jane rikthyer rritjes të enjten. Ndërkhë, dollari amerikan eshte dobesuar përballë monedhave të tjera kryesore, ndërsa ccmimet e naftës kanë vijuar renien edhe mes shqetesimeve te nje recesioni te mundshem qe mund te dobesoje [...]Read More...

Rimëkëmben tregjet/ Tërheqja e Trump rikthen besimin e investitorëve

Vendimi i Donald Trump per te pezulluar tarifat per 3 muaj ka rikthyer besimin e investitoreve, pasi tregjet kryesore financiare i jane rikthyer rritjes të enjten. Ndërkhë, dollari amerikan eshte dobesuar përballë monedhave të tjera kryesore, ndërsa ccmimet e naftës kanë vijuar renien edhe mes shqetesimeve te nje recesioni te mundshem qe mund te dobesoje kerkesen per nafte

Tregjet Financiare ndërkombëtare përfshirë ato aziatike dhe europiane pësuan një rritje të menjëhershme këtë të enjte pas njoftimit të Donald Trump për pezullim të tarifave tregtare për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Kinës.

Investitorët mirëpritën qëndrimin lehtësues të Trump duke bërë që tregjet europiane të rriten me më shumë se 7% të enjten.

Ndërkohë, investitorët e Wallstreet po përpiqen të kuptojnë strategjinë e presidentit amerikan si dhe të qetësojnë klientët e tyre pas fshirjes sëtriliona dollarëve në tregjet e aksioneve pak ditë më parë kur Trump shpalli tarifat.

Edhe tregjet kryesore kineze u rritën lehtë, pavarësisht vendimit tëTrump për Pekinin lidhur me tarifat.

Ndërkohë, çmimet e naftës u tërhoqën edhe të enjten duke parënjë rënie të ndjeshme për shkak të përshkallëzimeve të luftës tregtare mes Amerikës dhe Kinës. Kontratat feature të naftës së papërpunuar ranë me 2.1% duke zbritur në 63.3 dollarë për fucci.

Tensionet gjeopolitike dhe përshkallëzimi i luftës tregtare ka rritur shqetësimin për recesion global cka mund të dobësojë kërkesën për karburante duke bërë që cmimet të ulen edhe më tej.

Edhe dollari u dobësua përballë monedhave të tjera, ku sipas analistëve zhvlerësimi i monedhës së gjelbër u diktua edhe nga rënia e yieldeve të bonove të thesarit nëAmerikë. E kundërta ka ndodhur me monedhën europiane që u mbicmua me 0.7% në raport me dollarin amerikan e po të njëjtin trend ndoqi edhe paundi britanik.

Një lehtësim është vërejtur edhe për tregun e kriptovalutave pasi monedhat kryesore si bitcoin i janë rikthyer rritjes. Bitcoin kapërceu të enjten 81 mijë dollar, dake parë një rritje me më shumë se 5% Brenda 24 orëve.

/ abcnews.al