Rinis epoka e Trump/ Presidenti pezullon programet e ndihmave të huaja nga SHBA për 90 ditë

 Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga Shtetet e Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të vlerësohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Urdhri nuk specifikon ndihmat që do të preken, pasi shumë fonde janë miratuar [...]Read More...

Rinis epoka e Trump/ Presidenti pezullon programet e ndihmave të huaja nga SHBA për 90 ditë

 Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga Shtetet e Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të vlerësohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Urdhri nuk specifikon ndihmat që do të preken, pasi shumë fonde janë miratuar nga Kongresi dhe duhet të shpenzohen nëse nuk janë shpenzuar tashmë.

Në urdhër, Trump theksoi se “ndihma e huaj dhe burokracia nuk janë në linjë me interesat amerikane dhe shpesh janë në mospërputhje me vlerat amerikane”, duke deklaruar se “asnjë ndihmë e huaj nuk do të lëvrohet nëse nuk përputhet plotësisht me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.”

Trump ka kritikuar prej kohësh ndihmën e huaj, që përbën rreth 1% të buxhetit federal, përveç rrethanave të jashtëzakonshme si ndihma për Ukrainën. Ndihma e huaj është shpesh objektiv i administratave republikane për ulje financimi, siç ishte rasti i administratës Trump, e cila ndaloi pagesat për disa agjenci të OKB-së, duke përfshirë Fondin e Popullsisë të OKB-së dhe financimin e Autoritetit Palestinez.

Për vitin 2023, administrata e Biden parashikon 68 miliardë dollarë për programet e ndihmës në 204 vende dhe rajone. Izraeli, Egjipti dhe Jordania janë disa nga përfituesit më të mëdhenj të kësaj ndihme dhe nuk pritet të preken nga reduktimet e mundshme, pasi ndihmat për këto vende janë të përfshira në marrëveshje afatgjata.

/ abcnews.al