Rinis marrëveshja Itali-Shqipëri, 49 persona pritet të mbërrijnë nesër
49 persona u shpëtuan në det dhe u hipën në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri, ku do të nisin procedurat për pritjen, ndalimin dhe vlerësimin e rasteve individuale, pas operacioneve për vlerësimin e kushteve për emigrantët ilegalë. Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë vjen pas një ndalese prej rreth dy […] The post Rinis marrëveshja Itali-Shqipëri, 49 persona pritet të mbërrijnë nesër appeared first on Albinfo.

49 persona u shpëtuan në det dhe u hipën në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri, ku do të nisin procedurat për pritjen, ndalimin dhe vlerësimin e rasteve individuale, pas operacioneve për vlerësimin e kushteve për emigrantët ilegalë.
Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë vjen pas një ndalese prej rreth dy muajsh, transmeton albinfo.ch.
Transferimi i emigrantëve në qendrat përtej Adriatikut për një riatdhesim më të shpejtë, për të cilin kryeministrja Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës “Cassiopea”, e cila tashmë monitoron detin në Lampeduza.
Ajo pritet të mbërrijë nesër në brigjet shqiptare dhe sipas medias italiane do të ketë në bord 49 emigrantë, përcjell TCH.
Në rastet e mëparshme, gjatë periudhës tetor-nëntor, ka qenë anija “Libra” ajo që sillte emigrantët, por 20 azilkërkuesit e dërguar në qendrat e Gjadrit u liruan me vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që refuzuan paraburgimet.
Këtë herë qeveria shpreson për një rezultat më të mirë. Tani ata që do të vendosin nuk do të jenë më magjistratët e seksionit të emigracionit, por gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, siç parashikon ligji i ri i kërkuar nga ekzekutivi dhe që ka hyrë në fuqi më 11 janar.
The post Rinis marrëveshja Itali-Shqipëri, 49 persona pritet të mbërrijnë nesër appeared first on Albinfo.