Riola Xhemaili ishte heroinë për PSV Eindhoven

Futbollistet e Zvicrës shkëlqejnë me gola, debutime dhe paraqitje solide në ligat evropiane, shkruan albinfo.ch. ???????? Fundjava solli zhvillime të rëndësishme për disa prej futbollisteve të kombëtares së Zvicrës, të cilat debutuan apo lanë gjurmë në ndeshjet hapëse të sezonit në ligat kryesore të Evropës. Riola Xhemaili ishte heroinë për PSV Eindhoven, duke shënuar golin […] The post Riola Xhemaili ishte heroinë për PSV Eindhoven appeared first on Albinfo.

Riola Xhemaili ishte heroinë për PSV Eindhoven

Futbollistet e Zvicrës shkëlqejnë me gola, debutime dhe paraqitje solide në ligat evropiane, shkruan albinfo.ch.

Fundjava solli zhvillime të rëndësishme për disa prej futbollisteve të kombëtares së Zvicrës, të cilat debutuan apo lanë gjurmë në ndeshjet hapëse të sezonit në ligat kryesore të Evropës.

Riola Xhemaili ishte heroinë për PSV Eindhoven, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Excelsior Rotterdam në startin e Eredivisie në Holandë.

Iman Beney bëri debutimin e saj në kampionatin anglez me fanellën e Manchester City. Ajo u aktivizua në minutën e 85-të në humbjen 1:2 kundër Chelseat.

Në Gjermani, Noemi Ivelj debutoi me Eintracht Frankfurt, duke hyrë në lojë në minutën e 70-të gjatë fitores bindëse 5:0 ndaj Essenit. Po ashtu, edhe Aurélie Csillag pati paraqitjen e parë në Bundesliga, duke hyrë në minutën e 63-të për Freiburgun në barazimin 1:1 kundër Bremenit.

Ndërkohë, portierja Elvira Herzog u bë protagoniste me pritjet e saj për RB Leipzig, duke mbajtur portën të paprekur në fitoren 2:0 ndaj Kölnit.

The post Riola Xhemaili ishte heroinë për PSV Eindhoven appeared first on Albinfo.