Rivarrimi i personave të zhd’ukur, Hoti: U kthyen në gjirin e familjes, në përqafimin e dheut të Kosovës

Në homazhet që po mbahen sot në Klinë, për tetë viktimat e luftës që bënin pjesë në listën e personave të zhdukur, e që do të rivarroset, po merr pjesë kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti. Gjatë fjalës së tij, ai u vërejt që ishte tejet i emocionuar, derisa qante teksa

Rivarrimi i personave të zhd’ukur, Hoti: U kthyen në gjirin e familjes, në përqafimin e dheut të Kosovës

Në homazhet që po mbahen sot në Klinë, për tetë viktimat e luftës që bënin pjesë në listën e personave të zhdukur, e që do të rivarroset, po merr pjesë kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti.

Gjatë fjalës së tij, ai u vërejt që ishte tejet i emocionuar, derisa qante teksa fliste.

“Do të mundohem t’i gjej fjalët për të folur, sepse dhimbja është shumë e madhe”, tha fillimisht ai.

Hoti thotë se të gjithë ata që po marrin pjesë në homazhe, por edhe të tjerë, përulen para martirëve që u zhdukën pa pikë faji, por vetëm se kërkonin lirinë.

“4 prilli është një plagë që nuk është shëruar asnjëherë, është dita kur kujtesa na fton që të mos harrohet kurrë, kur themi s’kemi qetësi pa drejtësi pa të vërtetën”, tha ai.

“Sot pas dy dekadave, Kosova e lirë i përcjell me nderime shtetërore martirët e lirisë dhe së vërtetës. Nuk janë vetëm viktima po edhe dëshmitar të një gjenocidi”.

Ndërkaq, Hoti tha se atyre po iu kthehet emri dhe dinjiteti dhe vendi që u takon në historinë e dhimbshme të Kosovës.

“Janë kthyer aty ku përkasin, në gjirin e familjes dhe përqafimin e dheut të Kosovës”, tha ai./Klankosova.tv.