Roger Federer merr një nga nderimet më të mëdha në tenis

Roger Federer merr një nga nderimet më të mëdha në tenis

Legjenda zvicerane e tenisit, Roger Federer, është zgjedhur në klasën e vitit 2026 të International Tennis Hall of Fame, duke marrë një tjetër vlerësim të madh për karrierën e tij historike, transmeton albinfo.ch.

Roger Federer, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e tenisit, do të bëhet zyrtarisht pjesë e Hall of Fame të këtij sporti.

Federer është përzgjedhur për klasën e vitit 2026 të International Tennis Hall of Fame, një nderim që vjen pas një karriere të jashtëzakonshme, gjatë së cilës ai fitoi 20 tituj Grand Slam.

Tenisti zviceran ka fituar gjithsej 103 tituj individualë gjatë karrierës së tij dhe ka mbajtur rekordin prej 237 javësh radhazi në vendin e parë të renditjes botërore.

Një nga momentet e rëndësishme në karrierën e tij me përfaqësuesen e Zvicrës ishte viti 2014, kur Federer dhe ekipi zviceran fituan për herë të parë Kupën Davis në historinë e vendit.

Federer do të pranohet zyrtarisht në Hall of Fame gjatë ceremonive që do të zhvillohen në Newport, Rhode Island, nga 27 deri më 29 gusht 2026.

Ky është një tjetër vlerësim i madh për një karrierë që e ka vendosur Federerin mes figurave më të rëndësishme të tenisit botëror. /Albinfo.ch

The post Roger Federer merr një nga nderimet më të mëdha në tenis appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.