Rohde i lumtur që Osmani takoi ambasadorët e shteteve aleate në NATO

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i kënaqur për takimin që Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorët e Aleatëve në NATO dhe përfaqësues të vendeve të tjera që kontribuojnë me trupa të KFOR-it. “Ky takim i rëndësishëm nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur dhe përkushtimin e përbashkët për të garantuar paqen dhe sigurinë në

Rohde i lumtur që Osmani takoi ambasadorët e shteteve aleate në NATO

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i kënaqur për takimin që Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorët e Aleatëve në NATO dhe përfaqësues të vendeve të tjera që kontribuojnë me trupa të KFOR-it.

“Ky takim i rëndësishëm nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur dhe përkushtimin e përbashkët për të garantuar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajonin përreth”, ka thënë Rohde në platformën “BlueSky”.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, po qëndron sot në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve, nga presidentja Osmani, deri te kryeministri Albin Kurti, por edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani dhe me zyrtarë tjerë të lartë të NATO-s.