Roza Lati sërish me rrëfim personal: Doja të lindja një fëmijë, mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë

Welcome to Kosova Today

Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim personal për publikun në Big Brother VIP Albania 3. E pyetur nga Erjola Doçi nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, moderatorja u shpreh se po dhe ka tentuar të bëjë fëmijë me të. Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa […]

Roza Lati sërish me rrëfim personal: Doja të lindja një fëmijë, mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë

Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim personal për publikun në Big Brother VIP Albania 3.

E pyetur nga Erjola Doçi nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, moderatorja u shpreh se po dhe ka tentuar të bëjë fëmijë me të.

Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.

Foto: Screenshot/YouTube

Roza ndër të tjera tregon që është e lumtur që nuk ngeli shtatzënë sepse u nda me këtë person, pasi sipas saj “ishte një njeri shumë i kamufluar”.

“Kam patur lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. Nuk e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot. Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetja. Mbrapa pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se thashë mosha, ku di unë, 35 vjeç, mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje”, tha ajo.

E njëjta tutje shtoi: “Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar. Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Brother Albania Erjola Screenshot YouTube Mbrapa Ishte Shyqyr Zotit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Brother Albania Erjola Screenshot YouTube Mbrapa Ishte Shyqyr Zotit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online