Rrëmujë në një festival fetar në Indi, disa të vdekur dhe të plagosur

Të paktën 7 njerëz vdiqën dhe 10 të tjerë u plagosën për shkak të një rrëmuje në një festival hindu në Indinë veriore, ndërsa miliona njerëz u mblodhën për t’u larë në një nga vendet më të shenjta në bashkimin e tre lumenjve, Ganga, Yamuna dhe Saraswati mitik. Një dëshmitar tha për Reuters se pa [...]Read More...

Rrëmujë në një festival fetar në Indi, disa të vdekur dhe të plagosur

Të paktën 7 njerëz vdiqën dhe 10 të tjerë u plagosën për shkak të një rrëmuje në një festival hindu në Indinë veriore, ndërsa miliona njerëz u mblodhën për t’u larë në një nga vendet më të shenjta në bashkimin e tre lumenjve, Ganga, Yamuna dhe Saraswati mitik.

Një dëshmitar tha për Reuters se pa disa trupa të pajetë teksa ndiqte dhjetëra ambulanca që nxitonin drejt bregut të lumit ku ndodhi incidenti.

VIDEO | Maha Kumbh 2025: An ambulance makes its way from between the massive crowd at Mela area. #mahakumbh2025prayagraj #MahaKumbhWithPTI

— Press Trust of India (@PTI_News) January 29, 2025

“Më shumë se shtatë persona janë vrarë në rrëmujë dhe 10 të tjerë janë plagosur”, tha një zyrtar.

Festivali Maha Kumbh, i cili mbahet çdo 12 vjet, filloi më 13 janar dhe është tubimi më i madh fetar në botë.

Organizatorët kishin parashikuar se më shumë se 400 milionë njerëz do të merrnin pjesë në vendin e pelegrinazhit gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

STAMPEDE AT MAHA KUMBH 2025, CASUALTIES FEARED

A stampede erupted at the Maha Kumbh Mela in Prayagraj, India, ahead of the Amrit Snan on Mauni Amavasya, with an estimated 10 crore devotees in attendance.

Ambulances rushed to the scene as multiple injured were taken to the…

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) January 29, 2025

/abcnews.al