Rreth 160 pacientë presin transplantim të veshkës, pacienti më i ri është vetëm 13 vjeç

Rreth 160 pacientë në vend janë në pritje të transplantimit të veshkës. Aktualisht, 1657 pacientë janë në dializë në 23 qendra të dializës, të shtrira në 17 qytete. Pacienti më i ri që shkon në qendrën e dializës është 13 vjeç. Nga Shoqata e sëmundjeve të veshkave “Nefron” kërkojnë krijim të një strategjie globale për […] The post Rreth 160 pacientë presin transplantim të veshkës, pacienti më i ri është vetëm 13 vjeç appeared first on InfoShqip.com.

Rreth 160 pacientë presin transplantim të veshkës, pacienti më i ri është vetëm 13 vjeç

Rreth 160 pacientë në vend janë në pritje të transplantimit të veshkës. Aktualisht, 1657 pacientë janë në dializë në 23 qendra të dializës, të shtrira në 17 qytete. Pacienti më i ri që shkon në qendrën e dializës është 13 vjeç.

Nga Shoqata e sëmundjeve të veshkave “Nefron” kërkojnë krijim të një strategjie globale për të adresuar sëmundjen e veshkave, me theks në parandalimin dhe shqyrtimin e hershëm për zbulimin në kohë të sëmundjes.

“Nevojitet sistem ku personat me sëmundje të veshkave të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre pa u bredhur nëpër shëndetësi dhe labirinte sociale, me mbështetje psikosociale për pacientin dhe familjen, sepse është një sëmundje që prek familjen e gjerë”, thonë nga “Nefron”.

Këtë vit nuk janë kryer transplante, për shkak të renovimeve në Klinikën e Urologjisë. Drejtori i Klinikës Universitare për Urologji në Shkup, Bashkim Shabani, për MIA tha se aktualisht kanë katër dhoma spitalore, ku intervenohen vetëm për rastet emergjente dhe kancerin.

“Renovimi është planifikuar të përfundojë më së voni deri më 15 prill dhe pas kësaj do të fillojmë transplantet e donatorëve të gjallë dhe kufomave. Dua të theksoj se në këtë moment Qendra e Transplantit është jofunksionale për faktin se në ato dhoma trajtoheshin pacientë të shtruar me koronavirus dhe për shkak se teknikisht nuk funksionon dhe fatkeqësisht këto dhoma janë dëmtuar gjatë pandemisë. Pas përfundimit të renovimit është planifikuar edhe renovimi i Qendrës së Transplantit”, deklaroi Shabani.

The post Rreth 160 pacientë presin transplantim të veshkës, pacienti më i ri është vetëm 13 vjeç appeared first on