Rrëzohet helikopteri në Gjermani, raportohet për viktima
GJERMANI- Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja. Aksidenti ndodhi pranë aeroportit model Greding të Bavarisë. “Dy burra u vranë në një aksident me helikopter ultra të lehtë në Frankoninë e Mesme. Helikopteri u rrëzua në një pyll”, tha zëdhënësja e [...]Read More...

GJERMANI- Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.
Aksidenti ndodhi pranë aeroportit model Greding të Bavarisë.
“Dy burra u vranë në një aksident me helikopter ultra të lehtë në Frankoninë e Mesme. Helikopteri u rrëzua në një pyll”, tha zëdhënësja e policisë Janine Mendel.
Një ekspert i Byrosë Federale të Hetimit të Aksidenteve të Avionëve dhe dy specialistë të policisë kriminale ndodhen në vendin e aksidentit. /abcnews.al