Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran

Vitin e kaluar, zyra kombëtare dhe e pavarur për raportimin e shkeljeve etike në sport mori 412 raportime, një rekord i ri sipas njoftimit të Swiss Sport Integrity gjatë konferencës vjetore për shtyp. Ky numër paraqet një rritje me 10% në krahasim me 264 raportimet e vitit të parë dhe 374 të vitit të dytë, […] The post Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran appeared first on Albinfo.

Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran

Vitin e kaluar, zyra kombëtare dhe e pavarur për raportimin e shkeljeve etike në sport mori 412 raportime, një rekord i ri sipas njoftimit të Swiss Sport Integrity gjatë konferencës vjetore për shtyp.

Ky numër paraqet një rritje me 10% në krahasim me 264 raportimet e vitit të parë dhe 374 të vitit të dytë, transmeton albinfo.ch.

Arsyet e rritjes

Markus Pfisterer, drejtues i Zyrës për Raportime Etike, thotë:

“Vendimet kanë ndikim. Personat e prekur shohin që diçka po ndodh.”

Ai shton se procesi i njohjes së zyrës nuk ka përfunduar ende – jo të gjithë janë në dijeni për ekzistencën e saj.

Sfidat

Megjithatë, jo gjithçka po shkon pa probleme. Persona të prekur perceptojnë se procedurat janë shumë të gjata.

Aktualisht janë ende të hapura 265 raste. Disa zgjidhen me disa telefonata, të tjerat mund të zgjasin më shumë se një vit. Nga 412 raportime, rreth 100 kanë përfunduar në procedura ligjore.

 

The post Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran appeared first on Albinfo.