Rritja e çmimit të energjisë elektrike ngjall shqetësim te bizneset në Kosovë

Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15% ka ngjallur shqetësim të madh te bizneset në Kosovë, të cilat paralajmërojnë se kjo masë do të ndikojë drejtpërdrejt në prodhim dhe konsum. Përfaqësues të sektorëve të ndryshëm ekonomikë kërkojnë ndërhyrje nga qeveria për të zbutur ndikimin e kësaj rritjeje, përfshirë heqjen e përkohshme të […] The post Rritja e çmimit të energjisë elektrike ngjall shqetësim te bizneset në Kosovë appeared first on Albinfo.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ngjall shqetësim te bizneset në Kosovë

Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15% ka ngjallur shqetësim të madh te bizneset në Kosovë, të cilat paralajmërojnë se kjo masë do të ndikojë drejtpërdrejt në prodhim dhe konsum. Përfaqësues të sektorëve të ndryshëm ekonomikë kërkojnë ndërhyrje nga qeveria për të zbutur ndikimin e kësaj rritjeje, përfshirë heqjen e përkohshme të TVSH-së për energjinë elektrike, shkruan EkonomiaOnline.

Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve “Solid” në Suharekë, e cilësoi këtë rritje si një barrë të rëndë për prodhuesit, duke theksuar se marzhet e fitimit në sektorin e tij janë të ulëta. Ai argumentoi se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve.

“Ne të gjithë e dimë se çka do të thotë 15% rritje e shpenzimeve. Për prodhuesit, kjo është një ngarkesë tepër e madhe. Çmimi i lëndës së parë tashmë është rritur dhe kjo vetëm sa e përkeqëson situatën. Një ndihmë e madhe do të ishte heqja e përkohshme e TVSH-së për energjinë,” u shpreh Kuçi, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, Suad Berisha, pronar i kolegjit “Universum”, tha se rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë rëndë tek qytetarët dhe bizneset, duke qenë se shumë sektorë janë të varur nga furnizimi stabil me energji elektrike. Ai e shënoi si hap pozitiv vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë në Kosovë, duke e parë atë si një mundësi për të shmangur monopolin e furnizimit, shkruan EkonomiaOnline.

Sipas tij, pavarësisht avantazheve afatgjata të liberalizimit të tregut, bizneset do të përballen me vështirësi në periudhën e tranzicionit. Prandaj, ai sugjeroi që qeveria të ndërmarrë masa lehtësuese, siç është përjashtimi i përkohshëm nga TVSH-ja për energjinë elektrike, derisa tregu i lirë të stabilizohet, përcjell albinfo.ch.

The post Rritja e çmimit të energjisë elektrike ngjall shqetësim te bizneset në Kosovë appeared first on Albinfo.