Rritje e madhe demografike parashihet në Fribourg brenda 30 viteve
Sipas një skenari afatmesëm të publikuar së fundmi nga Shërbimi i Statistikave dhe të Dhënave (SSD) i kantonit të Fribourg-ut, popullsia në këtë kanton mund të arrijë deri në 405,000 banorë deri në vitin 2055. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 60,000 banorësh krahasuar me numrin aktual të popullsisë. Rritja pritet të jetë veçanërisht e […] The post Rritje e madhe demografike parashihet në Fribourg brenda 30 viteve appeared first on Albinfo.

Sipas një skenari afatmesëm të publikuar së fundmi nga Shërbimi i Statistikave dhe të Dhënave (SSD) i kantonit të Fribourg-ut, popullsia në këtë kanton mund të arrijë deri në 405,000 banorë deri në vitin 2055. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 60,000 banorësh krahasuar me numrin aktual të popullsisë.
Rritja pritet të jetë veçanërisht e ndjeshme në rajonin e Gruyère-it, ndërkohë që distriktet e tjera pritet të shkojnë drejt stabilizimit të numrit të banorëve.
Që nga viti 2019, rritja e popullsisë është përshpejtuar me një shtim vjetor prej 3,000 deri në 5,000 banorë në vit. Përjashtim bën viti 2023, kur u regjistrua një shtesë e jashtëzakonshme prej 7,072 personash. Kjo u ndikua kryesisht nga përfshirja e mbajtësve të lejes S në popullsinë rezidente të përhershme, pas 12 muajsh qëndrimi në vend, transmeton albinfo.ch.
Sipas SSD-së, kjo dinamikë është kryesisht e nxitur nga një bilanc pozitiv migrator. Ndër vite, migracioni neto ka qenë i përbërë në mënyrë të barabartë mes migrimit ndërkombëtar (52%) dhe atij ndërkantonal (48%).
Popullsi më e plakur dhe më shumë njerëz mbi 100 vjeç
Projektohet që në vitin 2055, përqindja e banorëve mbi 80 vjeç të dyfishohet, nga 4.5% në vitin 2024 në 9.4%, që përkthehet në rreth 38,000 persona. Ky numër është mbi 20,000 më shumë se sot (15,500).
Ndër këta banorë, më shumë se 400 pritet të jenë mbi 100 vjeç, ndërkohë që aktualisht numri i tyre është rreth pesëdhjetë. Të gjitha shifrat e përmendura i referohen vetëm popullsisë rezidente të përhershme.
The post Rritje e madhe demografike parashihet në Fribourg brenda 30 viteve appeared first on Albinfo.