Rritje historike e besimit të qytetarëve evropianë në BE

Sondazhi i fundit i Eurobarometrit, i kryer nga Parlamenti Evropian, tregon një rritje historike të besimit të qytetarëve evropianë në BE. Dy të tretat e evropianëve dëshirojnë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të madh në mbrojtjen e tyre, veçanërisht përballë krizave globale dhe rreziqeve të sigurisë. Në këtë kuadër, presidentja e Parlamentit […] The post Rritje historike e besimit të qytetarëve evropianë në BE appeared first on Albinfo.

Rritje historike e besimit të qytetarëve evropianë në BE

Sondazhi i fundit i Eurobarometrit, i kryer nga Parlamenti Evropian, tregon një rritje historike të besimit të qytetarëve evropianë në BE. Dy të tretat e evropianëve dëshirojnë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të madh në mbrojtjen e tyre, veçanërisht përballë krizave globale dhe rreziqeve të sigurisë. Në këtë kuadër, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, theksoi se Evropa duhet të bëhet më e fortë për t’u përballur me kërcënimet, transmeton albinfo.ch.

Sipas sondazhit, 74% e qytetarëve të BE-së mendojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE, me fokus të veçantë në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë. Pothuajse 90% e të anketuarve kërkojnë më shumë bashkëpunim mes shteteve anëtare për të adresuar sfidat globale.

Çështjet e sigurisë dhe konkurrencës mbeten prioritetet kryesore për qytetarët, me 36% që kërkojnë më shumë fokus në mbrojtje dhe siguri. Gjithashtu, inflacioni dhe kostoja e jetesës mbeten shqetësime të rëndësishme, veçanërisht në vende si Portugalia dhe Franca.

Paqja, demokracia dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë vlerat që evropianët duan të mbrohen më shumë nga Parlamenti Evropian, me 62% që mbështesin një rol më të madh të tij.

The post Rritje historike e besimit të qytetarëve evropianë në BE appeared first on Albinfo.