Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani” appeare Hedhja e mbeturinave të cigareve në hapësira publike të qytetit të Shkupit ka shkaktuar një debat të madh dhe shqetësime të rënda për qytetarët dhe aktivistët për mbrojtjen e mjedisit. Edhe pse Ligji për higjienën publike i Maqedonisë së Veriut parashikon gjoba për ata që e ndotin ambientin me mbetje nga duhanpirja, duket se zbatimi […] The post Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani” appeared first on INA ONLINE.

Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

The post d first on INA ONLINE.Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani” appeare

Hedhja e mbeturinave të cigareve në hapësira publike të qytetit të Shkupit ka shkaktuar një debat të madh dhe shqetësime të rënda për qytetarët dhe aktivistët për mbrojtjen e mjedisit. Edhe pse Ligji për higjienën publike i Maqedonisë së Veriut parashikon gjoba për ata që e ndotin ambientin me mbetje nga duhanpirja, duket se zbatimi i këtij ligji mbetet problematik.

Qytetarët ankohen se qyteti i Shkupit po shndërrohet në një taketuke për hedhjen e mbetjeve nga cigaret.

“Duhet caktuar vende speciale për duhanpirësit, pra, ku ata mund të ndalen dhe të tymosin, jo të tymosin cigare madje edhe duke ecur dhe t’i hedhin mbetjet ku t’u vijë. Kjo është rruga ‘Maqedonia’ e mbushur me turistë, çfarë kulture do të pasqyrojmë nëse kjo rrugë është e mbushur mbetje cigaresh, pos se jemi qytet i një taketuke mbeturinash”, shprehet për Radion Evropa e Lirë qytetari Petko Stojanov.
Për Linda Mamutin, tymosja e duhanit në hapësira publike jep një mesazh të keq për gjeneratat e reja, veçanërisht derisa pritet autobusi urban ku pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nxënës të shkollave të mesme.

Në anën tjetër, aktivistët për mbrojtjen e mjedisit shqetësohen për impaktin e dëmshëm të mbeturinave të cigareve në mjedis. Përmbajtja e tyre të dëmshme kimike, si katrani, arseni dhe nikotina, shkakton dëme serioze për shëndetin e njerëzve dhe për ekosistemin në përgjithësi.

Megjithatë, përgjigjja e autoriteteve lokale dhe reagimi i inspektoratit të mjedisit mbeten të pakëndshme për qytetarët dhe aktivistët. Mungesa e masave efektive për zbatimin e ligjit dhe përshkallëzimi i masave disiplinore për shkelësit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi të rëndë për mjedisin dhe shoqërinë në tërësi.

Në hapësirat publike në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, gjithandej vërehen mbeturina të duhanit, veçanërisht në vendet ku grumbullohen qytetarët, si stacionet e autobusëve, para institucioneve etj.

Ligji për higjienën publike i Maqedonisë së Veriut parasheh gjoba për të gjithë ata që e ndotin ambientin, në rastin konkret edhe për hedhjen jashtë vendeve të caktuara të mbetjeve nga duhanpirja.

Sipas Ligjit për higjienën publike, i cili është miratuar në vitin 2008, për hedhjen e mbetjeve të cigareve jashtë vendeve të caktuara parashihet gjoba në vlerë tre mijë denarë (rreth 50 euro).

Pas miratimit të këtij ligji, Qeveria maqedonase për dy vjet organizoi dhe një fushatë vetëdijesuese për qytetarët për zbatimin e ligjit ku theksohej se çdo hedhje e cigares do të ndëshkohej me gjobë.

Megjithëkëtë, dukuria e hedhjes së mbetjeve të cigareve mbetet problem serioz për mjedisin, sidomos në Qytetin e Shkupit që është më i frekuentuar.

The post Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani” appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Shkupit Hedhja Ligji Maqedonis Veriut Qytetar Duhet Maqedonia Radion Evropa Petko Stojanov Linda Mamutin Megjithat Mungesa Shkup Sipas Ligjit Qeveria Megjith Qytetin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Shkupit Hedhja Ligji Maqedonis Veriut Qytetar Duhet Maqedonia Radion Evropa Petko Stojanov Linda Mamutin Megjithat Mungesa Shkup Sipas Ligjit Qeveria Megjith Qytetin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online