Rubio: Groenlanda është interesi kombëtar i SHBA
Interesimi i presidentit amerikan, Donald Trump për blerjen e Grenlandës “nuk është një shaka”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një intervistë, duke shtuar se blerja e ishullit është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet. Trump ka shprehur interes që Grenlanda, një territor autonom i [...]Read More...

Interesimi i presidentit amerikan, Donald Trump për blerjen e Grenlandës “nuk është një shaka”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një intervistë, duke shtuar se blerja e ishullit është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet.
Trump ka shprehur interes që Grenlanda, një territor autonom i Danimarkës, të bëhet pjesë e SHBA-së që nga rizgjedhja e tij në nëntor. Ai nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që ta dorëzojë atë territor.
Rubio i tha emisionit The Megyn Kelly Show në Sirius XM se Trump dëshiron të blejë Grenlandën dhe nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake, shkruan newsweek.
“Kjo nuk është një shaka”, tha Rubio dhe shtoi se “nuk bëhet fjalë për të marrë tokë thjesht për ta pasur. Kjo është një çështje e interesit tonë kombëtar dhe duhet zgjidhur”.