Rusia del me reagim pasi SHBA ia ndali Ukrainës ndihmat ushtarake

Rusia: Ndalja e furnizimit me armatim shtyn regjimin e Kievit drejt paqes The post Rusia del me reagim pasi SHBA ia ndali Ukrainës ndihmat ushtarake appeared first on Albinfo.

Rusia del me reagim pasi SHBA ia ndali Ukrainës ndihmat ushtarake

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka quajtur lajm të mirë ndaljen e mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Ai ka thënë të martën se ky vendim mund ta shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje.

Sipas tij, ndalja e furnizimeve për Ukrainën i kontribuon paqes.

“Sigurisht, ne ende duhet t’i kontrollojmë detajet, por nëse është e vërtetë, atëherë ky është një vendim që me të vërtetë mund ta shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi të paqes. Nëse Shtetet e Bashkuara i ndalojnë këto furnizime, ky ndoshta do të jetë kontributi më i mirë për kauzën e paqes”, ka thënë Peskov.

Disa prej vendeve evropiane e kanë quajtur shqetësues ndaljen e furnizimit me armatim.

The post Rusia del me reagim pasi SHBA ia ndali Ukrainës ndihmat ushtarake appeared first on Albinfo.