Rusia dhe Ukraina godasin njëra-tjetrën me dronë

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar se Kievi ka shënjestruar objektet e saj energjetike, në kundërshtim me një marrëveshje të brishtë armëpushimi që ende nuk ka hyrë në fuqi. Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të [...]Read More...

Rusia dhe Ukraina godasin njëra-tjetrën me dronë

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar se Kievi ka shënjestruar objektet e saj energjetike, në kundërshtim me një marrëveshje të brishtë armëpushimi që ende nuk ka hyrë në fuqi.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.

Të paktën një qark në kryeqytetin Kiev u dëmtua nga dronët, sipas kryebashkiakut Vitaly Klitshcko. Besohet se tre persona janë plagosur si pasojë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se u sulmua nga më shumë se 150 dronë ukrainas. Në shënjestër të dronëve ishin edhe pesë objekte energjetike, sipas saj.